HomePolitikePas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i komanduar i...

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë së Vlorës

spot_img

Elis Halili merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Vlorës, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, që mbahen pas disa muajsh

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës më 10 shtator, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot, më 22 shtator 2025, Elis Halilin si kryetarin e komanduar të Bashkisë. Halili, inxhinier dhe një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë. Ai u propozua nga anëtarët socialistë të Këshillit.

Gazetarja Greta Haskaj raporton se mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua mes debatësh të forta politike. Kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Mocka, mori fjalën dhe propozoi zyrtarisht kandidaturën e Halilit. Ai deklaroi se kryetar do zgjidhet kandidati me më tepër vota.

“Duan apo nuk duan demokratët, Elis Halili do të zgjidhet me shumicë votash”.

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Vlorë, Atird Hoxha, kundërshtoi mënyrën e procedimit, duke kërkuar që procesi të ndiqte me përpikëri rregulloren.

Ndërkohë, Klodian Xhyheri nga Partia Mundësia akuzoi shumicën për shkelje të rëndë kushtetuese.

“Sot i erdhi radha Ermalit, nesër do t’i vijë radha dikujt prej jush. Mos fërkoni duart, por ulërini që është shkelur Kushtetuta me të dyja këmbët”.

Pavarësisht kundërshtimeve, Këshilli votoi në favor të Elis Halilit, i cili tashmë merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Vlorës, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, që pritet të mbahen pas disa muajsh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular