HomeRajoniSveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, rezultat i institucioneve dhe...

Sveçla: Kosova e para në Evropë për siguri, rezultat i institucioneve dhe etikës së qytetarëve

spot_img

Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga Instituti Amerikan Gallup, duke arritur një vlerësim të jashtëzakonshëm me 94 nga 100 pikë të mundshme. Ky rezultat e pozicionon Kosovën si një nga vendet më të sigurta për qytetarët e saj, një arritje e cila është pritur me entuziazëm nga autoritetet dhe qytetarët.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cilësoi këtë renditje si një sukses të jashtëzakonshëm, që reflekton profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe etikën e lartë qytetare të popullit të Kosovës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Sveçla shkroi: “Siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës. Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë. Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë. Si ministër i brendshëm përfitoj nga rasti të falenderoj çdo pjesëtar të strukturave të sigurisë për përgjegjësinë e lartë dhe çdo qytetar për kontributin e përditshëm. Çdo sukses është për ne vetëm një shtysë e re për më shumë punë e përkushtim”, ka shkruar në Facebook ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se ky është një lajm i madh. “Kosova është ndër vendet më të sigurta për të jetuar, dhe kjo pasqyrohet edhe në raportin më të fundit nga instituti Gallup. Ky është lajm që do duhej t’i gëzohej edhe opozita”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular