HomeSportVIDEO/ I gëzuar se humbi Jamal? Pamjet e futbollistit të Barcelonës pas...

VIDEO/ I gëzuar se humbi Jamal? Pamjet e futbollistit të Barcelonës pas suksesit të Dembele bëjnë xhiron e rrjetit

spot_img

Fitorja e Ousman Dembele ka shuar për momentin ëndrrën e Lamin Jamal për t’u bërë fituesi më i ri në historinë e “Topit të Artë”. Një fitore që ka gëzuar francezët por që ka bërë të lindin dyshime se edhe në klubin katalanas kishte mes atyre që u gëzuan që nuk fitoi futbollisti spanjoll.

Pamjet e momentit kur shpallet fituesi i edicionit 2025, po bëjnë xhiron e rrjetit për mënyrën se si reaguan protagonistët në sallë. Dembele u çua në këmbë dhe takoi disa nga shokët e skuadrës te PSG, ndërsa shkoi të takonte edhe Jamal i cili po duartrokiste ftohtë, para se të ngjitej në skenë për të marrë trofeun.

Por ajo që u ra të gjithëve në sy, ishte pamja shumë e gëzuar e brazilianit Rafinja. Edhe futbollisti i Barcelonës ishte në garë për të fituar trofeun, por përfundoi larg podiumit.

Menjëherë në rrjet kanë filluar të shpërndahen teori për xhelozi mes futbollistëve katalanas, pasi lumturia e dukshme e Rafinjas bën të duket se një gjë e tillë është reale.

SHIH VIDEON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular