Sot, 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.
Veliaj i është drejtuar të hënën Këshillit Bashkiak me një letër zyrtare, duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Në dokument, ai ka thotë se Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka tagër ligjor për të marrë vendime në emër të këshillit, dhe pjesëmarrja e tij është e drejtë e Këshillit për t’u dëgjuar dhe mbrojtur.
Nga ana tjetër, Këshilli ka njoftuar Veliajn se ai nuk mund të marrë pjesë fizikisht, ndërsa mund të paraqesë me shkrim qëndrimet e tij, të cilat do të regjistrohen dhe do të bëhen publike gjatë seancës.
Ndërkohë, SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve konfirmojnë se deri tani nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Veliaj për leje të veçantë për të marrë pjesë në mbledhje.
Sipas procedurave ligjore, për personat në paraburgim, prokurori i çështjes jep miratimin fillestar për lëvizje jashtë institucioni.
Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa janë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, akuzat të cilat ata i kanë mohuar dhe cilësuar si sulm politik. SPAK pritet të komunikojë përfundimin e hetimit ndaj tyre gjatë këtij muaji.
Mbledhja e sotme shënon një nga momentet më të tensionuara në historikun e Bashkisë së Tiranës, ndërsa qytetarët presin vendimin për të ardhmen e kryebashkiakut.