HomeKryesorePD çon në GJK Rregulloren e Kuvendit, kërkon edhe shfuqizimin e dekretit...

PD çon në GJK Rregulloren e Kuvendit, kërkon edhe shfuqizimin e dekretit të ministres virtuale “Diella”. Peleshi thirri në takim krerët e grupeve parlamentare

spot_img

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar dy padi në Gjykatën Kushtetuese. PD kërkon të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit si edhe të shfuqizohet dekreti i ministres virtuale “Diella”.

Mësohet se Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”. Teksa PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dy padi, njëra për rregulloren e Kuvendit dhe tjetra për ministren virtuale Diellën, vjen reagimi nga mazhoranca.

Mësohet se kryeparlamentari Niko Peleshi ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare.

Bëhet fjalë për Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Tedi Blushin dhe Fatmir Mediun.

Dy kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

(ii) Pezullimin e vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

Screenshot_35
kerkesa 1
kerksa 2

Pjesë nga padia e PD

Në datën 11.09.2025, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri në detyrë Edi Rama gjatë prezantimit të përbërjes së qeverisë së tij të ardhshme, ka paraqitur edhe disa ndryshime që do të kryheshin në Rregulloren e Kuvendit, të cilat kishin të bënin me numrin, emërtimin dhe fushat e përgjegjësisë së komisioneve parlamentare, si dhe reduktimin e numrit të anërëve për komision dhe të qënurit anëtar 2 vetëm në një komision të përhershëm. Këto ndryshime, sipas kryeministrit në detyrë, kishin për qëllim që të përshtasin strukturën e Kuvendit të Shqipërisë me objektivat e integrimit evropian. Gjatë këtij prezantimi, kryeministri i bëri fakt të kryer ndryshimet, pa lënë asnjë hapësirë për diskutime, konsultime apo ndryshime të mundshme gjatë shqyrtimit parlamentar.

Katër ditë pas këtij fjalimi të kryeministrit, në datën 15.09.2025, pesë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Eduard Shalsi, Olta Xhaçka, Ulsi Manja dhe Evis Kushi, kanë propozuar disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Bashkëlidhur shkresës është projektvendimi dhe relacioni përkatës. Në përmbajtje të këtij projektvendimi propozohet që në nenin 19, pika 1, të Rregullores, që ka të bëjë me numrin, emërtimin dhe fushat e përgjegjësisë të komisioneve parlamentare të bëhen disa ndryshime, duke rritur numrin e tyre nga 8 (tetë) në 11 (njëmbëdhjetë), si dhe duke ndryshuar emërtimet dhe fushat e përgjegjësisë. Po ashtu, propozohet që neni 20, pika 3, e Rregullores, që iu mundëson anëtarëve të Komisionit për Integrimin Europian që të jenë anëtarë edhe në komisione të tjera është shfuqizuar. Në relacionin shoqërues të projektvendimit jepen të njëjtat arsye si ato të bëra publike gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, në datën 11.09.2025.

Në të njëjtën ditë, në ora 14:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhërin nr. 1, datë 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 16.09.2025, ora 10:00, me rend dite:“1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 12.09.2025. 2. Njoftime. 3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvëndëskryetarëve të Kuvendit”

Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”. 5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.”. Po ashtu, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhërin nr. 2, datë 15.09.2025, ka ‘ https://ps.al/newsroom/mbahet-asambleja-kombetare-e-ps-kryetari-rama-prezanton-ekipin-e-katert-qeverises/ 3 njoftuar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 16.09.2025, ora 17:00, me rend dite: “1. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.”. 4. Në datën 16.09.2025, ora 10:00, është mbledhur seanca plenare e Kuvendit, gjatë të cilës kryetari i Kuvendit, ndër të tjera, ka relatuar se është paraqitur një kërkesë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për ndryshimin e rendit të ditës, duke përfshirë edhe shqyrtimin e projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Po ashtu, kryetari i Kuvendit ka relatuar edhe një kërkesë të paraqitur nga 30 (tridhjetë) deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Gjatë fjalës së mbajtur nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lidhur me këto dy kërkesa, ai ka parashtruar se thirrja e mbledhjes së Kuvendit dhe njoftimi i saj pa kaluar as 24 orë nga zhvillimi i seancës plenare është në kundërshtim me nenin 78, pika 2, të Kushtetutës, ashtu si edhe nenin 27/1, pika 3, të Rregullores së Kuvendit. Kjo e fundit parashikon se thirrja e mbledhjes së Kuvendit dhe njoftimi i rendit të ditës bëhet publik si rregullt 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancën plenare.Në këtë kuptim, duke qenë një mbledhje e thirrur në kundërshtim me Rregulloren, ajo nuk mund të prodhojë asnjë pasojë. Po ashtu, lidhur me shqyrtimin e projektvendimit me procedurë të përshpejtuar, zoti Bardhi ka sjellë në vëmendje se sipas nenit 83, pika 2, të Kushtetutës, ashtu edhe nenit 28, pika 4, të Rregullores, shqyrtimi nuk mund të fillojë pa kaluar një javë nga data e paraqitjes së kërkesës në seancë plenare. Megjithatë, kryetari i Kuvendit ka vijuar me hedhjen e dy kërkesave në votim dhe me shumicë votash është vendosur miratimi i tyre.

Pas miratimit të dy kërkesave, kryetari i Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e 4 projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe mbledhjen e Kuvendit sërish në ora 12:30 për vijimin e shqyrtimit dhe miratimit të projektvendimit. Gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, 5 (pesë) anëtarët, deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kanë parashtruar se këto ndryshime, përveçse bëhen në mënyrë të njëanshme, duke shkelur për herë të dytë traditën e miratimit me konsensus ndërpartiak, shkelin në mënyrë flagrante dispozitat e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, të cilat rregullojnë mënyrën e thirrjes dhe njoftimit të mbledhjes së Kuvendit, ashtu edhe shqyrtimin e projektvendimeve me procedurë të përshpejtuar (shih nenet 78, pika 2; 83, pika 2, të Kushtetutës; nenet 27/1, pika 3; 28, pika 4, të Rregullores së Kuvendit).

Pas rifillimit të seancës plenare, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë parashtruar sërish qëndrimin e tyre sa i përket shkeljeve të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka sërish është kontestuar nga deputetët e opozitës si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetutës, e lexuar së bashku me nenet 46, pika 1, dhe 48, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjalës deputetëve që dëshirojnë të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara. Edhe ky qëndrim është injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit (shih provën nr. 7). Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryhuar”, është miratuar me shumicë votash. [Vendimi nr. 57, datë 16.09.2025 i Kuvendit të Shqipërisë.

Në seancën plenare të datës 16.09.2025, ora 17:00 janë miratuar propozimet Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për përbërjen e kryesive (kryetar, zëvëndëskryetar, sekretar) të komisioneve të përhershme të Kuvendit. Kjo mbledhje është e 5 bojkotuar nga përfaqësuesit e opozitës në shenjë proteste ndaj ndryshimeve të njëanshme në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular