HomeAktualitetEMRAT/Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED miraton listën e kandidatëve për zëvendësimin e...

EMRAT/Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED miraton listën e kandidatëve për zëvendësimin e Holta Zaçajt

spot_img

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për kandidaturat e paraqitura për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Nga 13 kandidatët që shprehën interes për këtë vend, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.

1-Asim Vokshi

2-Florian Ballhysa

3-Naureda Llagami

4-Alban Toro

5-Genta Tafa

6-Alma Faskaj

Kandidatët e tjerë nuk plotësuan kushtet ligjore ose iu ndërpre procesi i kandidimit për arsye të ndryshme.

Sipas Kushtetutës, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Lartë midis tre kandidatëve të parë të renditur nga KED, ndërsa anëtarët e tjerë emërohen nga Presidenti dhe Kuvendi.

Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve të lejuar do të publikohet pas përfundimit të procesit të vlerësimit, dhe emërimi i gjyqtarit të ri do të bëhet nga organet përkatëse të emërtesës, në përputhje me dispozitat kushtetuese.

Kandidatët e Skualifikuar 

Për këta kandidatë u vendos ndalimi i kandidimit apo përfundimi i verifikimit:

1-Sinan Tafaj

2-Klodian Rado

3-Irena Nino

4-Nurihan Meta (Seiti)

5-Denar Biba

6-Lulzim Hamitaj

7-Rezana Balla

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular