HomePolitike80 vjet nga Kongresi i Dytë Çam, Leskaj: Ishin 10 kampe, Vlora...

80 vjet nga Kongresi i Dytë Çam, Leskaj: Ishin 10 kampe, Vlora ishte kthyer në strehë, pas gjenocidit ndaj tyre nga falangat e Zervës

spot_img

Më 23 shtator 1945 qyteti i Vlorës u zgjodh si vendi ku do të organizohej Kongresi i Dytë Çam. Vlora ishte kthyer në strehë për shumicën e çamëve, pas gjenocidit ndaj tyre nga falangat e Napoleon Zervës.

Në Vlorë asokohe kishte më shumë se 10 kampe refugjatësh.

Në 23 shtator 1945, në Kongresin e Vlorës, delegatët çamë, që përfaqësonin të gjithë grupet e emigrantëve çamë në Shqipëri, u shprehën kundër masakrave të monarko- fashistëve grekë, të kryera mbi ta dhe kërkuan me anë Memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës, shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjakderdhjes së kotë në Çamëri dhe vuajtjeve të pakufi.

Kongresi përfundoi me një Rezolutë, ku përmblidhen të gjitha vendimet e tij.

Kongresi i Dytë Çam u finalizua me shumë peticione e memorandume, të cilat iu dërguan Konferencës së Paqes në Londër dhe Misioneve të ndryshme Ushtarake Aleate që gjendeshin në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular