HomeKryesoreRama nis fushatën në Tiranë, dje paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë...

Rama nis fushatën në Tiranë, dje paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite me deputetët dhe ministrat (Lëvizja e ish kryebashkiakut)

Advertismentspot_img

Pa u bërë 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, zhvilloi nga ora 11:00 deri ne 13:30 një takim me katër nënkryetarët e bashkisë më të madhe në vend dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Në takim, mori pjesë edhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, që është njëherësh kandidate zyrtare për zgjedhjet e pjesshme për Tiranën.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë po flitet, por mendohet se organizimi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë tema kryesore.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, i është dorëzuar Prefektit të Tiranës, i cili e ka miratuar zyrtarisht procedurën.

Brenda 1 ore shkresa i eshte t’i dërguar kryeministrit Edi Rama, për të vulosur përfundimisht shkarkimin e tre herë kryebashkiakut të Tiranës.

Pas këtij hapi, vihet në dijeni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj për vakancën në mënyrë që të vendoset data për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet. Me shumë gjasë, qeveria do të mblidhet të enjten, 25 shtator.

Kujtojmë se Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese, 15 ditë pas shpalljes së tij. Ky organ jep edhe verdiktin final. Megjithatë nuk dihet, nëse Veliaj do e ndërmarrë këtë hap, teksa ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës, që prej 10 shkurtit 2025.

Ndërkohë, në orën 18:00, në Kopshtin e Edenit, kryeministri Edi Rama takoi deputetët e PS në Tiranë dhe ministrat e qeverisë…

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular