HomeAktualitetZgjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj...

Zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj për dosjen e inceneratorëve

Advertismentspot_img

Zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin dhe ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Pas shtyrjes së hetimeve 3 muaj më parë, në qershor, është vendosur që të merret sërish kohë deri në nëntor, për të hetuar dosjen e tij.

Kjo është hera e pestë që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit, dhe tashmë si datë përfundimtare e hetimeve mbetet 23 nëntori.

Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila në argumentin e saj pretendon se ende nuk kanë mbërritur përgjigjet për letër-porositë.

Në këto rrethana është marrë vendimi që të lihet më shumë kohë për të zhvilluar hetime edhe më shteruese, në pritje të këtyre materialeve, për të plotësuar edhe procedurën.

Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë, lidhur me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në kuadër të dosjes së inceneratorëve. Të pandehura për këtë çështje, SPAK ka marrë edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt, të cilat akuzohen për pastrim parash, ndërsa javë më parë janë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular