Zgjedhjet në Tiranë/ “Alimehmeti ose Tabaku e kanë të fituar garën”, Duka: Opozita duhet të bashkojë të gjithë faktorët!
Kreu i partisë opozitare PAA, Agron Duka ishte në studion e News24 teksa komentoi për moderatoren Ola Bruko shkarkimin e Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës.
Këshilli bashkiak dje miratoi propozimin për shkarkim, ndërsa pritet vulosja e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave. Duka thekson se socialistët e shkarkuan Veliaj pas urdhërit të Ramës.
Ai thotë se nëse do ishte në vend të këshilltarëve socialist nuk do kishte votuar për shkarkimin e Veliajt, pasi kjo do ishte më e respektuar.
Agron Duka: Janë dy qëndrime të ndryshme, pavarësisht se kanë bojkotuar votimin. Procedura nuk është e ligjshme, pjesë tjetër janë marrëdhënie individuale. Nuk mund të shkojnë si dele. Po të isha anëtar këshilli bashkiak socialist nuk do kisha votuar. S’do votoja. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Ata dy tre janë më të respektuar se të tjerët.
Duke qenë në takim me politikanë, ishte një farë parlamenti i qyteti. Do ishte mirë edhe opozita do e shfrytëzonte politikisht. Ka një debat. Nuk e di si do sillej ai. Nuk besoj se do fliste. Por pyetje diskutime me atë prezent do e çirrnin maskën. Nuk u lejua për këtë punë. Ka ardhur kohë të thuhet pritni se nuk keni parë gjë akoma. Nëse vazhdohet me këto ritme kam frikë se nuk kemi parë gjë akoma.







