HomePolitikeParalajmëron katarsis në Bashkinë e Tiranës, Rama: Shkarkimi i Veliajt qe i...

Paralajmëron katarsis në Bashkinë e Tiranës, Rama: Shkarkimi i Veliajt qe i detyrueshëm. I bindur në fitoren e Manastirliut, zbulon “sekretin” pse

Advertismentspot_img

Një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak, kryeministri Edi Rama ka thirrur pasditen e kësaj të mërkure në një mbledhje ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.

Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e nisi duke folur për çështjen e shkarkimit të Erion Veliajt.

“Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës dhe po ashtu pa një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia në lidhje me detyrën, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm por të detyrueshëm për fatin e kryeqytetit të Shqipërisë. Këshilli bashkiak, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja dhe rindëzjes me orë të plota të makinerisë së Bashkisë Tiranë. Janë thënë dhe llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata të cilëve iu ka rënë Diella në kokë, as me ata të cilët shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit, pasi ndalohet t’ja paraqesë programin me metodat famëkeqe të rrylave të fytit dhe bërrulave në sallën e Kuvendit, dhe as me ata që tre herë rresht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike që sot fryjnë gjokset me sebepinë një letre anonime ndaj një kundërshtari me duar të lidhura dhe këmbë.

Qoftë tezgat dhe pasqyrat lincuese ndaj tij, qoftë procesi i drejtësisë kundër tij nuk janë tema ku ne mund të ndërhyjmë si palë. Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi, është që mos të marrë peng pafundësisht kryeqytetin e Shqipërisë dhe punët e tij. Tema jonë është që të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun përditë e më të dëshpëruar në Bashkinë e Tiranës.”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama shtoi se tani duhet të nisë puna për të shkuar drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë.

“Tema jonë si PS, është sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë. Me kandidaten e duhur dhe me organizimin e mbështetjen e duhur. Do të marrim rezultatin e duhur. Më vjen shumë mirë që, siç edhe ju të gjithë, kandidatura e Ogertës ka qenë mbështetje e plotë e familjes sonë politike. Ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë dhe janë me një mendje që është radha e saj për të udhëhequr Tiranën”.

Ai u ndal po ashtu në mbështetjen që ka deri më tani edhe në publik kandidatja zyrtare tashmë e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu.

“Aq e fortë është mbështetja për Ogertën, sa është pa interes kush do të jenë kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur. Edhe nga anketimi në Tiranë, është e qartë që shumica e qytetarëve e kanë hallin te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga Bashkia e Tiranës”.

Katarsis ne Bashki

Gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të mërkurë në mbledhjen e organizuar në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi për një katarsis burimor në bashkinë e Tiranës.

“Drejtuesja e komanduar ka bërë gjithçka ka mundur në kushtet që operon. Nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e Bashkisë është çdo ditë e më urgjente. Mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më historik, apo rënien dramatike të realizimit të investimeve. Nuk mundet të presë më gjatë. Kjo, shtuar domosdoshmërisë për një proces katarsisi burimor, në kuptimin e vetëpastrimit të Bashkisë Tiranë, ashtu siç bëmë dhe po bëjmë me bashkitë e tjera, që Tirana e ka po aq të nevojshme, kërkon legjitimim të udhëheqjes së re të Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që mos kemi situata ku hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës apo nga drejtues të njësive vendore, që është një gjë e tmerrshme. Dhe ne do e adresojmë në ligjin e ri, në paketën e re që do kalojmë në qeveri, që sjell edhe ndëshkimin e rëndë penal për ata që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që shkelin ligjin.”, tha Rama.

Mes të tjerash, ai foli edhe për për transportin në Tiranë, çështje për të cilën ai u shpreh se qytetarët duan zgjidhje. Kështu, kryeministri Edi Rama, theksoi nevojën për përmirësimin e këtij transporti jo vetëm në qendër të Tiranës, por dhe në zonat rurale të saj.

“Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për cilësinë e transportit urban në Tiranën e madhe, jo vetëm në Bashkinë e qytetit, domethënë në pjesën urbane, por në pjesën rurale, ku ka problematika serioze për këtë punë.”, tha ai.

I bindur ne fitore

Kryeministri Edi Rama është i bindur se kandidatja zyrtare tashmë e Partisë Socialiste Ogerta Manastirliu, do rezultojë fituese në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

“Aq e fortë është mbështetja për Ogertën, sa është pa interes kush do të jenë kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur. Edhe nga anketimi në Tiranë, është e qartë që shumica e qytetarëve e kanë hallin te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga Bashkia e Tiranës”., tha rama gjatë mbledhjes së sotme me deputetët dhe ministrat në selinë rozë.

Kryeministri iu kërkoi të gjithë deputetëve të këtij qarku, por jo vetëm, edhe të atyre që postet i kanë në qytete të tjera por që banojnë në kryeqytet që të angazhohen në çdo lagje dhe në çdo zonë ku kanë njohje, për t’i dhënë fitoren Manastirliut. Ai tregoi dhe arsyen se pse Manastirliu do fitojë.

“Dua të besoj se të gjithë deputetët, por edhe ata që ishin dhe ata që janë pjesë e skuadrës sonë të 11 Majit, por edhe të gjithë ata të tjerët që banojnë në Bashkinë e Tiranës pavarësisht se janë deputetë në qarqe të tjera, do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë mbi shpatulla. Sipas territoreve, zonave dhe njohjeve që kanë. Duke mos patur asnjë dyshim për këtë, po ashtu nuk kam asnjë dyshim se patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës, që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, se nuk jemi ne që vendosim për ditën e zgjedhjeve. Po flas për Tiranën, sepse për Matin, apo për Vlorën apo për Beratin, nuk e di se çfarë ka tjetër, besoj se goditja e patronazhistëve të atjeshëm do të jetë edhe më dëshpëruese se ajo e Tiranës. Besoj se prapseprapë do të zhvillohet një garë sepse në fund të fundit prandaj jemi këtu, që të fitojmë çdo garë që na del përpara dhe me bindjen se nëse jemi fitimtarë është sepse vazhdojmë të zgjohemi më herët dhe të flemë më vonë se të tjerët.”, tha Rama i cili thirri pasditen e së mërkurës, ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak.

Në fjalën e tij, Rama tha se pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të Tiranës, shkarkimi i Veliajt ishte i nevojshëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular