HomeKryesoreQeveria shkarkon Erion Veliajn, Tirana drejt kryetarit të ri. Belinda Balluku merr...

Qeveria shkarkon Erion Veliajn, Tirana drejt kryetarit të ri. Belinda Balluku merr timonin e fushatës së PS për zgjedhjet në kryeqytet

spot_img

Këtë të enjte, 25 shtator, Këshilli i Ministrave ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ky vendim i mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 4”, që nisi në orën 12:00, hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

Tanimë, pritet të shohim nëse Veliaj do ta ankimojë vendimin në Gjykatë Kushtetuese, brenda afatit 15-ditor.

Po si funksionon procedura sipas ligjit

Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Duke qenë se mandati (3-të) i Veliajt është ndërprerë, zgjedhjet duhet të mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të shkarkimit të tij.

Në çdo rast, Presidenti nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi përfundimtar për ndërprerjen e mandatit!

Për ta kuptuar, nëse Veliaj (brenda 15 ditëve, që nga shpallja e vendimit) zgjedh të mos e çojë çështjen në Kushtetuese, Presidenti shpall zyrtarisht vakancën.

Në të kundërt, Kreu i Shtetit pret derisa Gjykata të thotë fjalën e fundit.

Zv.kryeministrja e njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është caktuar drejtuesja e PS-së për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Kjo është lëvizja e radhës lidhur me organizimin e zgjedhjeve në kryeqytet, pas shkarkimit të bujshëm të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, vendim që u vulos sot prej Këshillit të Ministrave.

Të mërkurën, 24 shtator, kryeministri Edi Rama zhvilloi dy takime me peshë. Së pari me katër nënkryetarët e bashkisë, kryetaren e komanduar Anuela Ristani dhe Ogerta Manastirliun, kandidatja zyrtare e PS-së për postin e kryetarit të ri.

Nga ky takim me dyer të mbyllura në kryeministri, nuk morëm vesh shumë, ndërsa në orën 18:00 të mërkurën, diskutimi për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet vijoi me praninë e mediave.

Në takimin e tij me deputetë socialistë dhe ministra, kreu i qeverisë theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte i domosdoshëm duke sinjalizuar urgjencën për zgjedhje të reja.

Sa i takon Manastirliut, kreu i qeverisë tha se “kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur”.

Kujtojmë se Balluku u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11 shtator

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular