HomePolitikeSpiropali takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit: Thellim i aleancës tonë strategjike...

Spiropali takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit: Thellim i aleancës tonë strategjike në çdo dimension. Takohet dhe me Richard Grenell 

spot_img

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në New York, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Teksa ka ndarë fotot nga takimi, Spiropali shkruan se ‘aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë’.

New York – Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”-shkruan Spiropali.

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington.

Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se:

Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ndër të tjera, Spiropali cilëson se përgjatë takimit u rikonfirmua  aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara si objektivi jonë kryesor strategjik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular