Doktor YLBER VATA, ka marrë vlerësim maksimal në “Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë”, që po mbahet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e kirurgëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga trojet e tjera shqiptare dhe nga shumë vende të botës. Doktor Vata është pranuar dhe lauruar me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës”, titull që e kanë mjekë të shquar dhe me kontribute.
Në sallë të mbushur plotë, Dr.Vata ka falenderuar autorët për këtë vlerësimin maksimal që e jepet atij, pikërisht në Kosovën e tij të dashur për të cilën ka kontribuar me mund e me shpirt që në kohën e luftës së Kosovës dhe lirisë së Kosovës në vitin 1999, ku doktor Ylberi u shërbeu ushtarëve të UÇK- së, dhe të dëbuarve nga lufta.
Duke falenderuar e përshëndetur organizatorët dhe të pranishmit Dr.Vata tha se: – “Së pari këtë vlerësim ua dedikoj prindërve të mi që me rritën me dashurinë për Kosovën dhe profesionin e mjekut. Ia dedikoj bashkëshortes dhe fëmijëve të mi, që u kam marrë shumë kohë”. Duke u ndalur më tej Vata tha se me këtë ditë kujtoj gjithë mjekët e spitalit të Kukësit, veçanërisht ish- mjekun dhe njeriun brilant dok.Shaqir Shehi, i ndarë nga jeta.
Po ashtu doktor Ylber Vata ia dedikoi këtë dekorim dhe qytetit të tij Kukësit për sakrificën e bërë dhe bujarinë e treguar për vëllezërit kosovarë, duke hyrë dhe si kandidat për çmimin “Nobel për Paqe”.
Doktor Ylber Vata është një personalitet jo vetëm i Kukësit, por më gjerë. Ai është dhe “Qytetar Nderi” , i Prizrenit prej dy vitesh, dhe një mjek i nderuar në Sanatoriumin e Tiranës.
Kongresi i parë klinik i kirurgëve sjell në
Prishtinë mjekë shqiptarë nga SHBA-ja
Kongresi i parë klinik i kirurgëve shqiptarë në Prishtinë ka sjell edhe mjek shqiptarë që janë specialistë të fushës së kirurgjisë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.|
Nënkryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA, Mentor Ahmeti, thotë se pesë kirurgë shqiptarë qe do të ligjërojnë në këtë kongres.
“Është një rritje shumë natyrale e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në një mënyrë ku i përmbledh të gjithë kirurgët shqiptarë në një kongres mbarë kombëtarë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria por kemi edhe ligën e mjekëve shqiptarë të Zvicrës, pastaj kemi degën e kolegjit të kirurgëve shqiptarë në Amerikë ku i kemi pesë kirurgë me prejardhje shqiptarë që kanë ardhur prej Amerikës që të japin këtu ligjërata për herë të parë”, tha ai.
Ahmeti konsideron se Kongresi klinik i kirurgëve shqiptarë e ndihmon avancimin e kirurgjisë kosovare.
“I ndihmon shumë kirurgjisë kosovare pasi kirurgët këtu e kanë një dritare shumë të mrekullueshme që të shohin se çka po ngjan në gjithë botën”, theksoi Ahmeti.
Nga Arizona në Kosovë ka ardhur edhe Ylli Zhubi, kirurgkolorektal. Ai thotë se për herë të parë po merr pjesë në Kongresin e kirurgëve shqiptar të cilin e sheh si mundësi për shkëmbim të përvojave më të mira në kirurgji.
“E shoh si shumë të rëndësishëm patjetër për shkëmbimin e informatave, për ecjen e diturisë këto ndodhin në mbarë botën pse mos të ndodhen edhe tek ne e shoh si shumë të rëndësishme anën e kolegjit të kirurgëve qe ka investuar kaq shumë kohë dhe resurse”, tha ai.
Edhe Bledi Brahimaj i cili me profesion është neurokirurg, këtë vit do të ligjërojë përvojat e tij kirurgjikale.
Brahimaj, me prejardhje nga Shqipëria shprehet i lumtur që edhe diaspora shqiptare po mund ta avancojë sistemin shëndetësor në trojet shqiptare.
Për të, Kongresi klinik i kirurgëve shqiptarë është mundësi e shkëmbimit të përvojave më të mira që përkthehet në ndihmë për pacientët shqiptar.
“Neve si diasporë gjithmonë i kemi vendlindjet tona në mendje dhe se si mund të ndihmojmë edhe janë shkëmbime të mendimeve në mënyrë praktike se si mund të ngremë sistemin shëndetësor të Kosovës dhe Shqipërisë ndërmjet shkëmbimit të ideve, shpresojmë që vërtet të ndihmojmë pacientet e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai.
Sot në Prishtinë ka nisur punimet Kongresi i parë i përbashkët klinik i kirurgëve shqiptarë – një ngjarje historike që bashkon kirurgët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare. Paralelisht, po zhvillohet edhe Kongresi i pestë i kolegjit të kirurgëve të Kosovës, i cili tashmë është bërë një traditë e rëndësishme shkencore dhe profesionale në vendin tonë.
Ky Kongres do të zgjas deri më 28 shtator dhe këtë vit ka sjell së bashku 235 kirurgë, ndër ta 74 ekspertë ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa dhe rajoni, të cilët do të ndajnë përvojat, inovacionet dhe sfidat më të reja në fushën e kirurgjisë moderne.
Dr.Ylber Vata vlerësohet me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës” në Kongresin e Parë Klinik në Prishtinë