HomeLifestyleNga dhuna, divorci me aktoren, deri tek romanca e re, rrëfehet Princ...

Nga dhuna, divorci me aktoren, deri tek romanca e re, rrëfehet Princ Leka! Ishte “mollë sherri”? Fotografja e ish-çiftit mbretëror: Elia Zaharia s’ka qenë kurrë shoqja ime

spot_img

Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre. Në një intervistë të sinqertë, Leka ka folur mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm mes tyre, e cila u zbulua nga një video e filmuar nga vetë ai. Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza.

Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin fals.

“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht fals. Ka qenë faza ligjore”, – tha ai i ftuar në “Mirëmbrëma Yje”.

Ndër të tjera, ai zbuloi se mes tyre nuk ka pasur tradhti, pasi ai i ka treguar Elias për lidhjen që po niste me fotografen e familjes së tyre, Blerta Celibashi.

“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktime e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Presion i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën”, – tha ai.

Sa i përket videos që u bë virale në media, ku Princ Leka konfliktohej me Elia Zaharinë dhe babain e saj, tha se u pendua që e dorëzoi në polici.

“E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar…”, – tha Princ Leka.

Fotografja Blerta Celibashi ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në ngjarjet që pasuan divorcin e Princ Lekës me Elia Zaharinë. Në “Mirëmbrëma Yje”, ajo ka rrëfyer vështirësitë psikologjike që ka kaluar, si dhe thashethemet që e përfshinë në një histori që, sipas saj, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin.

“Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta, ka qenë shumë e vështirë. Aktualisht jemi në një moment paqeje, sigurisht që ndjej ngarkesë të madhe psikologjike kur flas për atë kohë, por mendoj që tani jemi mirë”, – tha ajo.

Celibashi e bëri të qartë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e cilësuar si një trillim mediatik që synonte të krijonte klikueshmëri.

“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, – u shpreh ajo. Sipas saj, raporti me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë profesional.

“Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, – përfundoi Celibashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular