Biznesmeni italian Edoardo Sarchi u gjet i vrarë sot në Salari të Tepelenës. Ai ishte administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë, me qendër në Laprakë dhe kishte shkuar në zonë për gjah, së bashku me katër persona të tjerë.
Në rrethana ende të paqarta, trupi i tij është gjetur i pajetë buzë rrugës. Të katërt personat që e shoqëronin kanë njoftuar menjëherë policinë dhe janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Dy nga personat e shoqëruar janë identifikuar si Eqerem Braçe dhe Gazmend Braçe. Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një aksident gjatë gjuetisë apo për një vrasje të qëllimshme.
Sakaq, gazetarja Brikena Meta ka pyetur në Prokurorinë e Gjirokastrës lidhur me hetimet pe ngjarjet, teksa sqarohet se:
Janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen. Vendi dhe koha kur ka ndodhur e bëjnë të vështirë praninë e dëshmitarëve okulare. Ende nuk mund të themi me siguri nëse ngjarja ka ndodhur pikërisht aty ku u gjet viktima. Janë gjetur dy armë gjahu, ndërsa në zonë nuk ka kamera sigurie dhe deri tani nuk kemi të dhëna për konflikte të mëparshme që mund të lidhen me rastin”.







