Gazetari dhe publicisti Nikollë Lesi ishte pasditen e sotme i ftuar në “Kjo Javë” News24. Lesi foli ndër të tjera edhe për problemet e opozitës, teksa zgjedhjet e pjesshme të Tiranës janë në prag dhe PD ende nuk ka ndonjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut.
Lesi theksoi se programi i qeverisë duhej të kalonte me debat në parlament dhe jo direkt me votim.
Kjo ndodhi sipas tij për faj të opozitës më së shumti, që sipas tij në Shqipëri vitet e fundit është kthyer në një problem real për shoqërinë pasi nuk është më një alternativë.
“E parandjeu dhe tha do e kaloj në votim. Programi qeverisë duhej me debat. Në 35 vite nuk ka ndodhur që ndonjë program qeverisës të kaloj pa debat. Kur ndodhi kjo, si nga ana opozitës si nga vendimi mazhorancës që e kaloi pa debat. E inicioi sherrin me qëllim pa qëllim PD-ja ishte. Sepse tha do ndryshoj kushtetutën nga 140 deputetë në 100 deputetë, gjithë këto ndryshime kushtetuese duhej një debat i madh. Kushtetuta do 93 vota. Këtu do jemi, do gjendet mënyra pas 6 muajsh që kushtetuta do ndryshohet nga Rama në bashkëpunim me Sali Ramë Berishën. Kemi parë 2008, pastaj para zgjedhjeve kemi parë ndryshimin e kodit zgjedhor Gjiknuri Bylykbashi.
Tha se me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje. Kërkoi qeveri teknike. Ndryshuan kodin zgjedhor që kryetarët e partive të kenë listën e sigurt. Edhe këtë rast do bashkëpunojnë. E kam bindje ,që nëse në një vend është problem qeveria, këtu në Shqipëri problem është dhe opozita. Se nuk ka opozitë të fortë. Opozitë e fortë ka qenë ajo e 2004-ës, kur rrëzoi Fatos Nanon. Kjo është qeveri e vazhdimësisë. Dhe Rama do ndryshojë çfarë tha në parlament. nëse ke njerëz 100 mijë veta, nga sheshi nënë Tereza në sheshin Skënderbej edhe e rrëzon. Problem është mazhoranca, por më problem sot për shoqërinë shqiptare është opozita që nuk krijon besim.”
Sakaq, foli për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, që sipas tij opozita dhe PD i kanë tashmë të humbura, pasi as Tabaku dhe Alimehmeti nuk do kandidojnë.
“Dhe Tirana nëse nuk kandidon Ilir Alimehmetin që është figura më e njohur, më mbledhëse, që nuk do kandidojë më tha nuk futem në zgjedhje të pjesshme. Do kandidojë ndoshta për 4-vjeçarë. Dhe ka të drejtë. As Tabaku nuk kandidon. Pse do humbi mandatin. Vetëm të ndodhë mrekullia, me këtë lidership të PD-së me mungesën e besimit që ka në elektorat.
Me aq sa duken bathët, përveç Alimehmetit që mund ta çonte aty aty fushatën me vota, të tjerët asnjë nuk fiton. Tirana po e them paraprakisht nuk e lëshon Partia Socialiste. Ogerta e njoh personalisht, besoj se ishte surpriza, ia la si fakt të kryer. Ogerta është nga ministrat karizmatikë dhe lëviz, është popullore. Beteja me Ogertën është e vështirë me PD-në. Beteja në Tiranë do jetë vetëm nëse PD-ja gjen një njeri të jashtëzakonshëm.”