HomePolitikeLirohen pikat e grumbullimit të mjeteve - Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira...

Lirohen pikat e grumbullimit të mjeteve – Ministrja Koçiu, në Kurbin: Hapësira i kthehet qytetarëve. Ka 24 të tilla në gjithë vendin

spot_img

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, tashmë ka filluar edhe puna për pastrimin e pikave të grumbullimit të automjeteve, për t’i rikthyer ato në shërbim të komunitetit. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ishte në një pikë bllokimi e grumbullimi mjetesh në Kurbin, për të inspektuar nga afër aksionin për lirimin e hapësirës.

“Ka shumë pika të tilla, të cilat janë bërë mjedise të papërshtatshme, që prishin e ndotin ambientin, por edhe mjedise të pasigurta. Nga fillimi i këtij muaji, falë fushatës që kemi ndërmarrë bashkërisht të gjithë ne, do ta lirojmë këtë hapësirë duke ua kthyer bashkisë së Laçit, e cila jam e sigurt, që do të ketë projekte shumë të bukura për të zhvilluar në këto hapësira, projekte të cilat i kthejnë komunitetit jetësimin e tyre, energjizimin”, u shpreh Ministrja Koçiu.

Në Shqipëri ka 24 pika të tilla grumbullimi të mjeteve, 2 janë liruuar, Shkodra dhe Kurbini, ndërsa javën tjetër përfundon procesi në të gjitha pikat e tjera. Vlora mban rekord për numrin e pikave të tilla.

“Kjo është hapësira, pronë shtet, e Komisariatit të Kurbinit. Kemi të pozicionuara 1664 makina me tipologji të ndryshme statusi. Nga këto 1100 janë për skrap. Është përfunduar i gjithë inventari i pasurive dhe shpejt fillojmë procedurat e ankandit. Është 2.6 ha tokë shtet”, informoi Kryeinspektorja e AAPSK, Risena Xhaja. 

Supozohet që janë 16 mijë mjete ose motomjete në një gjendje të tillë në gjithë Shqipërinë,  ku një pjesë do të dërgohen për skrap dhe një pjesë do të konfiskohen për t’u ripërdorur nga institucionet shtetërore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular