Këtë të hënë pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Seanca e cila do të nisë në orën 13:00, do të ketë në fokus miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
2. Njoftime.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
