HomeKultureDita Ndërkombëtare e Përkthimit, diskutimet në Qendrën e Librit për “rrezikun“ e...

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit, diskutimet në Qendrën e Librit për “rrezikun“ e përkthimeve nga “AI”

Advertismentspot_img

Pa përkthim do të jetonim në troje që i kufizon heshtja,” ka shkruar George Steiner, një nga zërat më kritikë të letërsisë.

Pikërisht këtë thelb përcolli edhe aktiviteti i zhvilluar në Tiranë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Shoqatën e Përkthyesve Shqiptarë në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit.

Rexhep Hida, kryetari i Shoqatës së Përkthyesve, e cilësoi këtë ditë si një festë për ata që i japin gjuhës jetë.

Në këtë ditë, takohemi dhe shkëmbejmë mendime me njëri-tjetrin, përvoja, por dalin edhe probleme,” tha z. Hida.

Por përtej artit, përkthimi sot përballet edhe me sfida të shumta. Një nga më të mëdhatë mbetet Inteligjenca Artificiale, e cila sipas autorëve dhe përkthyesve shihet si një kërcënim serioz për procesin e krijimit, si dhe për vetë esencën e përkthimit.

Ne nuk kemi një shkollë përkthimi. E shoh si fat që nuk e kemi pasur një shkollë përkthimi. Nuk kemi pasur një regjim të ngurtë siç ka qenë e ngurtësuar gjuha, e gardhuar mirë,” deklaroi përkthyesi dhe shkrimtari Primo Shllaku.

Pa një njohje të thellë të potencialit shprehës, si të gjuhës burimore nga do të përkthesh një tekst, dhe njëherazi të gjuhës amtare apo të asaj gjuhe që ti pretendon se do ta përcjellësh tekstin burimor, pa këtë njohje të thellë të gjithë potencialit shprehës, vetëm atëherë mund të pretendosh se e ke kryer këtë punë,” tha përkthyesi Ilia Lëngu.

Në këtë ditë simbolike, e cila kremtohet që prej vitit 1991 mesazhi ishte i qartë: përkthimi mbetet akt krijimi dhe mision kulturor, që e bën gjuhën shqipe pjesë të dialogut universal të letërsisë. RTSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular