HomeLifestyle“Parashqevi u merrte burrin të tjerave”/Reagon Simaku: Emri im është përdorur si...

“Parashqevi u merrte burrin të tjerave”/Reagon Simaku: Emri im është përdorur si tabelë qitjeje, e di shumë mirë kush..

Advertismentspot_img

Artistja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar publikisht pas komenteve dhe shpifjeve që, sipas saj, i janë bërë gjatë 10 muajve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.

Reagimi i saj vjen pak ditë pas një deklarate të bujshme nga infuencerja Shqipe Hysenaj, e cila është shprehur se nga komuniteti shqiptare në Amerikë, Parashqevia ishte përmendur si një person që “u merrte burrat të tjerave”.

Këngëtarja shkruan se nuk është hera e parë që ajo përflitet, pasi edhe në vitet 1985–1988 flitej për të, për çmimet që kishte fituar, por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili, thotë ajo.

“Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj”, shkruan Parashqevia.

Postimi i plotë i Parashqevi Simakut:

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular