Pedagogu Ermla Hasimja ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zërat që përfliten se emri i tij do jetë kandidatura e opozitës për zgjehdjet e pjesshme të Tiranës përballë socialistes Ogerta Manastirliu.
Hasimja e vlerëson propozimin për emrin e tij si kandidat i mundshëm, ndërsa shprehet se nëse merr një propozim zyrtar për një kandidaturë të tillë, do të marrë një vendim nëse do përballet me Manastirliun apo jo.
Nga ana tjetër vlerëson edhe emrat e tjerë që qarkullojnë brenda opozitës, si Florian Hackaj apo Edlira Cepani.

Reagimi i Ermal Hasimja:
Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.
Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën