HomeAktualitetTopalli e merr me sportivitet rikthimin në komisionet e Kuvendit: A e...

Topalli e merr me sportivitet rikthimin në komisionet e Kuvendit: A e pimë të gjithë një kafe dhe e mbyllim këtë punë?

spot_img

Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën nisi punën këtë të mërkurë.

Demokratja Jozefina Topalli, e ulur në karriget e parlamentit pas tetë vitesh shkëputje, kërkoi që komisioni të niste me ‘relaks’.

Ajo i ftoi kolegët e saj në këtë komision që fillimisht të konsumonin kafe së bashku dhe të njiheshin me njëri tjetrin.

“Dua t’ju përshëndes dhe t’ju uroj punë të mbarë, kryetarëve nënkryetarëve, të rinjve. Fillimi është pak emocional, iu uroj dy nënkryetarëve punë të marë. Nëse më lejon, mendoj që ta relaksojmë pak. Është dita e parë, të prezantohemi me njëri-tjetrin.

Të flasim cili jemi dhe cili nuk jemi, do kemi një rrugë të gjatë bashkë. Kemi për të pasur kohë sa të duam.

Ju kërkoj ndjesë, duke ardhur kërkova një kafe, si thoni të pimë gjithë një kafe, të votojmë kalendarin dhe të mbyllim këtë punë. Pastaj kemi kohë dhe i bëjmë të gjitha“-tha Topalli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular