Kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 2 tetor në Kopenhagë, Danimarkë.
Ditën e sotme, kryeministri Rama është pritur nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg në Kopenhagen.
“Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës”, shkruan Rama.
Ky samit, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.
Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Programi i punimeve parashikon mbërritjen e delegacioneve në orën 08:15, seancën plenare hapëse në 10:00, fotografinë e përbashkët në 11:30, tryezat e rrumbullakëta në 12:00, takimet bilaterale në 13:00 dhe sesionin përmbyllës në orën 15:00.
Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane për të adresuar çështje me interes të përbashkët, për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për koordinim politik.
Takimi i mëparshëm u zhvillua në Tiranë më 16 maj të këtij viti, ndërsa takimet e radhës janë planifikuar të mbahen në Armeni dhe Irlandë.
Nesër në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.
Sonte në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solene e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë.
I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen.
Sot në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.
Mbreme në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solene e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë.
I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederikse