HomeRajoniPezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri. Periudhat pa kontrolle ose me...

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri. Periudhat pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara shtrihen nga 1 maji deri më 30 shtator

spot_img

Prej datës 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës pezullohet përkohësisht.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve do t’i nënshtrohen procedurave të zakonshme të regjistrimit, por me një proces të përshpejtuar, për të shmangur pritjet e gjata të shkaktuara nga fluksi i lartë i udhëtarëve.

Megjithatë, për fundjavat dhe ditët e festave zyrtare, mbetet në fuqi lehtësimi i qarkullimit: automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë pa kontrolle kufitare.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë, e vendosur për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur trafikun e rënduar, ka treguar efekte pozitive veçanërisht gjatë sezonit veror.

Sipas skemës aktuale, periudhat pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara shtrihen nga 1 maji deri më 30 shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular