Duke filluar që nga sot, moti ka nisur ‘kapriçot’ në territorin shqiptar. Sot është shënuar po ashtu dhe dëbora e parë në vend, një fenomen aspak i zakontë për muajin tetor.
Por si shpjegohen këto luhatje dhe çfarë pritet në vazhdim? E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë moti në ditët e ardhshme dhe çfarë temperaturash të presim nga ky dimër…
“Duke filluar që sot dhe të paktën deri të dielën, do të kemi më shumë nuanca dimri se sa vjeshte. Parashikohet që nesër të kemi temperatura të ulëta, që zbresin deri në 2 gradë C, ndërkohë 0 gradë në zonat malore. Do të jetë një dimër i shkurtër që zgjat deri të dielën, madje të dielën do të fillojë ngritja e temperaturave. Sonte në darkë fillon dhe dëbora në zonën veriore dhe verilindore dhe nesër zbresin edhe në juglindje. Nëse flasim për dy dekadat e fundit kemi bërë plazh dhe në tetor dhe, kjo dëbora nuk është e zakontë. Por kemi një lajm të mirë, që nuk do te zgjasë shumë. Javën tjetër presim temperatura më të larta, deri në 27 gradë C.







