HomeRajoniVjosa Osmani zhvillon takim me Mark Rutte, “Kosova partnere besnike e NATO-s...

Vjosa Osmani zhvillon takim me Mark Rutte, “Kosova partnere besnike e NATO-s në sfidat e përbashkëta”

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Osmani tha se në këtë takim është diskutuar për sigurinë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Osmani: Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

Më tej, ajo theksoi se ka folur për përkushtimin e Kosovës si një partnere e besueshme e NATO-s për sfidat e përbashkëta.

Osmani: Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular