HomeRajoniKryeministri Kurti: Kosova nuk ka kohë për të humbur. Pritet botimi i...

Kryeministri Kurti: Kosova nuk ka kohë për të humbur. Pritet botimi i vendimit të Kushtetueses për seancën konstituive

Advertismentspot_img

Humbje kohe e konsideron moskonstituimin e Kuvendit kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Duke e komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar pa nënkryetarin e komunitetit serb, ai ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

“Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët: Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin. Askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Është dashur që të vazhdojë puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur.”

Për Emilja Rexhepin, nënkryetare e komuniteteve tjera joserbe, thuhet se vendimi nuk mund të anulohet.

“Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilja Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq. Në njërën anë përfaqësuesi i Listës Serbe i mori vetëm 10 vota, e Nenad Rashiq 56. Vetëm pesë vota t’ua jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje.”

Gjykata Kushtetuese, më 30 shtator 2025, ka nxjerrë vendim me të cilin ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe.

Deputetët obligohen që ta përfundojnë seancën konstituive brenda afatit 12 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, e cili pritet të hyjë në fuqi sapo t’u dorëzohet palëve dhe të publikohet në gazetën zyrtare.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet më 9 shkurt, ndërsa edhe pas gati 8 muajsh ende nuk ka krijuar institucionet e dala nga këto zgjedhje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular