HomePolitikePD mbyll negociatat. Dy kandidatë gati për Tiranën, sot mblidhet kryesia dhe...

PD mbyll negociatat. Dy kandidatë gati për Tiranën, sot mblidhet kryesia dhe strukturat ku do të zbulohen emrat. Boçi: Brenda 72 orësh e shpallim

Advertismentspot_img

Partia Demokratike ka mbyllur negociatat për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, me prioritet kandidatin e Tiranës.

Edhe pse selia blu e konsideron antikushtetuese shpalljen e dekretit të presidentit për zgjedhjet në kryeqytet, për shkak se Erion Veliaj i është drejtuar me ankesë Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij, PD-ja nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Partia Mundësia i ofroi në tryezë demokratëve tre kandidatë, profile jopolitike, si Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj. 

Si forca më e madhe e opozitës, Partia Demokratike do të përzgjedhë në bazë të propozimeve, megjithatë ajo ka bërë gati edhe kandidaturat e saj.

Selia blu është hermetike për të zbuluar emrat, pasi ka planifikuar që dy kandidatë të përzgjedhur prej saj të bëhen publikë në mbledhjet e forumeve. Kryesia dhe kryetarët e degëve të Tiranës janë takimet e para të planifikuara në selinë blu.

Edhe pse ende pa një kandidat të zyrtarizuar, Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor.

Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë me dije se të premten do të niset përgatitja për fushatën fillimisht me mbledhjen e kryesisë së partisë dhe kryetarëve të degëve të PD në Tiranë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë që prej 1 jave tre përfaqësues të PD po zhvillojnë takime me krerët e partitë të vogla opozitare.

Boci ne Top Story

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tregoi se dhe sa kohë do t’i duhet opozitës për të zgjedhur kandidatin e tyre.
Boçi tha se opozita po ndjek një proces moral për zgjedhjen e kandidatin të saj për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Sakaq, nënkryetari i PD-së tregoi se negociatat po vazhdojnë dhe se brenda 2-3 ditësh opozita do të prezantojë kandidatin e saj për Tiranën.

“Së bashku me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces që është sa politik po aq i domosdoshëm dhe moral. Nuk është vetëm sfidë emrash, por është edhe sfidë e rëndësishme politike” – tha Boci i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma.

“Për mua kjo është edhe hyrje në fushatë sepse ka ikur disi nga qeveria dhe ka shkuar te përfaqësuesi i opozitës. Emri nuk ka rëndësi, për mua procesi dhe modeli i procesit të zgjedhjes së kandidatit nga opozita është shumë e rëndësishme dhe ky model që po ndjekim është i duhuri.”

“Jemi në negociata, por këto janë ditët kulmore. Nëse negociatat vazhdojnë në rrugën e drejtë mendoj për 2 ose 3 ditë do kemi kandidatin për bashkinë e Tiranës”, – u shpreh Luçiano Boçi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular