HomeKronikeGjykata e Posaçme shuan masën e sigurisë "pezullim nga detyra" për kreun...

Gjykata e Posaçme shuan masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për kreun e KPP Jonaid Myzyri

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Jonaid Myzyri, duke shuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për kreun e KPP-së Jonaid Myzyrajn.

Kërkesa u depozitua në Gjykatë një ditë më parë nga Jonaid Myzyri me qëllim heqjen e masës ndaluese të caktuar më herët ndaj tij.

Njoftim i GJKKO

1. Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të hetuarit Jonaid Myzyri”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 262/2 dhe 267/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 641, datë 03.10.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jonaid Myzyri.

2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikundër i kanë kryer.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën

e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular