HomeKronikeEmri i ri i drejtorit të BKH, nis mbledhja e Komisionit të...

Emri i ri i drejtorit të BKH, nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe figurës së Kandidatëve

Advertismentspot_img

Nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe figurës së Kandidatëve që konkurrojnë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, komisioni po vlerëson në këtë mbledhje me dyer të mbyllura a janë dorëzuar nga të gjitha institucionet dokumentet e kontrolluara, përfshi përgjigjen mbi pasuritë e shtatë kandidatëve që i përcjell ILDKPi dhe pastërtinë e figurës.

Drejtuesi i BKH duhet të kishte marrë detyrën prej një shtatorit, ditë kur i mbaroi mandati Aida Hajnajt, por gara e hapur dhe procedurat e ndjekura tej afateve nga komisioni i përzgjedhjes, e futi procesin në ngërç.

Në garë mbetën shtatë kandidatë, emrat e të cilëve u deleguan me vonesë në komisionin e dytë i cili ka afat 120 ditë për të kontrolluar pasuritë dhe për t’i kthyer përgjigje komisionit të përzgjedhjes për gjetjet.

Ky i fundit më pas i propozon  KLP emrin e drejtorit të ri të BKH.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular