Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është takuar me strukturat e PD-së në qytetin e Korçës.
Salianji, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Korça është shtëpia e tij politike dhe se do të kthehet për t’u ringritur me shumë dinjitet.
“Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit”, tha ai.
Postimi i plotë:
📍Korçë🤝 takova me falënderim e mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë e më japin forcë të pashtershme.
Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë.
Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara 🇦🇱✌🏻
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen🤝✌️