HomeLifestyleViola Spiro prej kohësh single, shijon pushimet me familjen! Fotot nga paparazzi...

Viola Spiro prej kohësh single, shijon pushimet me familjen! Fotot nga paparazzi të moderatores me bikini dhe jeta e re larg vëmendjes

Advertismentspot_img

Kanë kaluar disa kohë që kur Violën e kemi parë me bikini. Kjo për faktin se vetë moderatorja ka marrë vendimin, që të zhdukte çdo gjurmë të vajzës sensuale, që dikur reklamonte në rrjetet sociale.
Viola Spiro tregoi se ka vendosur që të shfaqet me një tjetër imazh përpara publikut. Ajo sqaroi se nuk i pëlqen kur shikon fotot e saj me bikini. Madje do të preferonte fotot me golf deri tek hunda.

“Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu dhe dua të largohem nga epitetet vajza seksi, gjëra kështu. Kam qenë e vogël kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze”, – u shpreh ajo.

Por atë që vetë Viola nuk e ka bërë, e ka bërë paparaci ynë. Në ditët e fundit të sezonit veror, edhe moderatorja ka gjetur pak kohë që të pushojë. Me bikini dhe në një atmosferë familjare, ditët e fundit të verës për Violën kanë qenë pranë familjes. E teksa të gjithë presin që ta shikojnë në krah të ndonjë partneri, Viola mesa duket edhe këtë verë e ka kaluar single.

Me nipin në duar, gazetarja është më komode rolin e tezes, sesa të partneres. Ndonëse vijon të mbetet një ndër vajzat më sharmante të ekraneve tona, ajo prej kohësh ruan një profil më të tërhequr. Më pak postime, më pak intervista dhe zero informacione për jetën e saj private. Duket se është kjo strategjia e re që moderatorja ka zgjedhur për veten e saj. E në fakt qetësia reflektohet edhe përgjatë këtyre pushimeve, ku krejt e çlirët, Viola shijon çdo moment me familjen.

Si duket edhe nga shkrepjet, ajo vijon të mbetet në topformë, ku ia lejon vetes edhe një bikini minimalist. E teksa të gjithë janë kuriozë të shikojnë Violën në një histori të re dashurie, me gjasa duhet ende të presim, pasi biondja simpatike vijon të jetë single dhe tejet komode me këtë zgjedhje të sajën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular