HomePolitikeKryesia e PD në Vlorë nën drejtimin e Bujar Leskajt voton 7...

Kryesia e PD në Vlorë nën drejtimin e Bujar Leskajt voton 7 EMRAT e parë kandidatëve për bashkinë. Vijon procesi për të tjerë emra

Advertismentspot_img

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme.

Deputeti Leskaj theksoi se PD Vlorë është tërësisht e angazhuar për këto zgjedhje dhe se konsultimet do të vijojnë edhe nesër jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut.

Emrat e propozuar si kandidatë potencialë:

-Eralba Kreshpa

-Alta Azizi Haluci

-Atird Hoxha

-Genti Hamzaraj

-Rezembrik Serjani

Dashamir Tahiri.

Vilson Haxhiraj

Procesi i diskutimeve dhe konsultimeve me forumet e PD-së dhe me rajonet pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme, me synim finalizimin e kandidaturës që do të përfaqësojë demokratët në garën për kryetar bashkie në Vlorë.

Atird Hoxha është deri tani më i votuari. Ai është kreu i grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak, teksa po ashtu ka qenë kandidat për deputet në listat e mbyllura. Hoxha u rendit i katërti në listë, por nuk morën votat e mjaftueshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular