SPAK ka zbuluar një skemë kriminale të drejtuar nga Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”, i cili dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash në bregdetin e Durrësit.
Në këmbim të këtyre pronave, ai i kishte premtuar ndihmë Aldo Avdylit për të eliminuar kundërshtarët e tij.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datë 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK, raporton News24.
Në këtë bisedë, Rrumi i shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Ceik dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojen e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem venose ti”..
Rrumi i shkruan te heqin Edmond Cekicin të pari, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.
Aldo i shkruan:-“o vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonrte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.