HomePolitikeU përfol si kandidat i opozitës për Tiranën, përgjigjet Ethem Aga: Kandidati...

U përfol si kandidat i opozitës për Tiranën, përgjigjet Ethem Aga: Kandidati duhet të dilte nga strukturat e PD

Advertismentspot_img

Gjatë emisionit Review në Euronews Albania, mbrëmjen e së dielës, Ethem Aga, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në Tiranë.
Ai ka qenë një ndër emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i opozitës për Tiranën.
“Të them mendimin tim të lirë, unë kam thënë që nuk ja kthej shpinën luftës dhe do të jem pjesë e fushatës. Do të ishte mirë që kandidati të dilte nga struktura e PD-së, që është pjesa më e madhe e elektoratit. Ky është mendimi im personal.” -tha Aga.

PD ende nuk ka dal me një kandidat zyrtar duke i qëndruar një vendimi të kryesisë për të mbështetur kandidat të pavarur nga ana tjetër PS do të kandidojë me Ogerta Manastirliun për kryeqytetin pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular