Një ngjarje e paprecedentë këtë të hënë, 6 tetor, rreth orës 15:40. Gjykata e Apelit Tiranë u kthye në skenë krimi, ku u qëllua për vdekje gjyqtari i njohur Astrit Kalaja, ndërsa u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir (palë në proces gjyqësor).
Ngjarja u dënua ashpër nga presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryedemokrati Berisha, OSBE etj.
Gjyqtari Kalaja mori të paktën tre plumba. Fatal ishte ai në kraharor. Ai mbërriti i vdekur në spital. Dy të plagosurit, babë e bir, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autori është Elvis Shkambi, rreth 30 vjeç, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës, për të cilën dyshohet se gjykatësi e ka dhënë verdiktin sot, jo në favor të tij. Ai është arrestuar nga Policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
Politika dënon ngjarjen. Reagojnë dhe OSBE, BE, KLGJ, ILD, KLP, GJL, GJK, GJKKO, SPAK, DH.Avokatisë, AP







