HomePolitikeZgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, PS-ja padit KQZ-në për afatet,...

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, PS-ja padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe përdorimin e teknologjisë

Advertismentspot_img

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki (Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë), të caktuara për datën 09 nëntor 2025, duket se do të përballen në një betejë ligjore.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka paditur zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionin Rregullator pranë tij në Gjykatën Administrative të Apelit, duke kundërshtuar mosmarrjen e vendimeve thelbësore për procesin zgjedhor.

Gjykata Administrative e Apelit ka njoftuar se nesër, më 08.10.2025, në orën 09:00, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë padinë me urgjencë.

Katër pikat e kontestimit

Padia e Partisë Socialiste (PS) ka si objekt kundërshtimin e mosmarrjes së vendimit nga Komisioni Rregullator për katër çështje kyçe që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si do të organizohen dhe administrohen zgjedhjet:

  • Afatet Procedurale për zgjedhjet e pjesshme.
  • Karakteristikat Teknike të Fletës së Votimit.
  • Përdorimi i pajisjes së Identifikimit Elektronik të votuesve.
  • Përdorimi i Kamerave Regjistruese dhe Monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në VNV (Vendet e Numërimit të Votave).

PS kërkon që Gjykata të shqiptojë një vendim për këto pika, pasi projektvendimet e propozuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk morën dot numrin e kërkuar të votave (3 vota pro, 2 kundër) gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator më 06.10.2025. Ky bllokim administrativ ka detyruar Partinë Socialiste të kërkojë zgjidhje ligjore në Gjykatën Administrative.

Nisja e këtij gjykimi urgjent pritet të jetë përcaktuese për vazhdimin e procesit zgjedhor të 09 nëntorit. /rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular