Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoji projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime”, për projektin “Infrastruktura Hekurudhore e Korridorit VIII.
Sipas zv/ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, tha se ky projekt synon përmirësimin e lidhjeve hekurudhore rajonale dhe rritjen e efikasitetit të transportit ndërkombëtar.
“Në vetvete, grandi prej 453 milion euro, çka do të thotë me shumë se 50 për qind e financimit total, përbën një akt të jashtëzakonshëm besimi. Në këndvështrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që Komisioni Europian ndërkohë i ka mbërthyer dhe përfshirë në planin e tij të investimeve për Ballkanin Perëndimor ka marrë vendimin për ti dhënë dritën jeshile, mbështetjes së taksapaguesve europianë në formën e grantit për një investim, i cili ka të bëjë me rrjetin hekurudhor dhe rehabilitimin e tij në fazën e parë”, tha Muçaj.
Gjithashtu, deputetët vlerësuan rëndësinë strategjike të kësaj nisme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin rajonal.
“Lidhje të reja për udhëtarët dhe mallrat duke krijuar një qasje më të shpejtë dhe më të sigurt midis zonave urbane të Shqipërisë të mesme dhe bregdetit”, tha Elton Korreshi.
“Shqipërisë i është kalkuluar 460 milion euro te vlerësuara, që do jenë grante të mundshme, që mund të aplikohen në të ardhmen dhe se deri tani ka marrë vetëm 196 milion euro, pra BE ju ka besuar vetëm 2 të pestat. Kjo është monedha e besimit”, tha Besart Xhaferri.
“Ne e mbështesim këtë akt, por nuk mund të rrimë pa vënë në dukje problemet e thella që janë akumuluar, veçanërisht 10 vitet e fundit, në sektorin hekurudhor”, tha Enno Bozndo.
Komisioni shprehu mbështetje për projektin, duke theksuar se investime të tilla forcojnë konkurrueshmërinë dhe lidhjen ekonomike me vendet fqinje.
Kostoja totale e projektit kap vlerën 120.5 milionë euro, duke përfshirë një hua prej 30 milionë euro nga BEI dhe 30 milionë euro nga BERZH.