HomeEkonomiMalaj takim me siguruesit: Për draftin e sigurimit nga tërmetet morëm modelin...

Malaj takim me siguruesit: Për draftin e sigurimit nga tërmetet morëm modelin turk dhe rumun. Shoqata e Siguruesve e gatshme të ofrojë ekspertizën

Advertismentspot_img

Projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, zhvillohet takimi konsultativ me grupet e interesit

Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Takimi u drejtua nga Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, i cili vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit publik të projektligjit dhe nënvizoi faktin se drafti është hartuar në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, nisur nga përvojat më të mira ndërkombëtare.

Ministri Malaj solli në vëmendje ndikimin e madh që pati për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë në tërësi tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2029, me një kosto të drejtpërdrejtë në rreth 7.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Ndonëse tërmetet janë fatkeqësi natyrore që nuk mund të parashikohen, tha z. Malaj, është e rëndësishme marrja e masave për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur efektet, e sidomos ato që sjellin ndikim në ekonomi.

“Nisur edhe nga fakti se Shqipëria është një vend me potencial sizmik, hartimi i këtij kuadri ligjor do të na shërbejë si një mekanizëm i qëndrueshëm financiar, pasi do të ofrojë mbrojtje reale për pronarët e banesave, duke siguruar kompensim të shpejtë dhe efikas për dëmet e shkaktuara nga tërmetet”, u shpreh z. Petrit Malaj.

Në hartimin e projektligjit janë ndjekur modele të suksshme, përfshirë Turqinë dhe Rumaninë, për të siguruar hartimin e praktivave më të mira ndërkombëtare, me qëllim reduktimin e kostove ekonomike dhe fiskale, që mund të sjellin katastrofat natyrore.

Ministri i Financave shprehu besimin se me zbatimin e ligjit, mbulimi efektiv i sigurimit do të rritet gradualisht ndër vite, si dhe do të përmirësohet ndjeshëm sistemi i menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke krijuar kështu një mbrojtje financiare më të qëndrueshme .

“Ky projektligj në vetvete përfaqëson një hap të rëndësishëm edhe kundrejt krijimit të një sistemi kombëtar të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë, përmes krijimit të Fondit Kombëtar për  Tërmetet, si një entitet që do të kontribuojë në mbrojtjen afatgjatë të investimeve, si dhe në stabilitetin ekonomik e mirëqenien e qytetarëve”, tha Ministri.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Malaj shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave për të vijuar bashkëpunimin me të gjithë grupet e interesit dhe për të siguruar se projektligj të reflektojë nevojat reale të qytetarëve dhe të krijojë një mbrojtje efektive dhe të drejtë për të gjithë.

Takimi i sotëm u zhvillua në vijim të procesit të konsultimit publik për projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, i cili nisi me publikimin e tij gjatë muajit Korrik 2025 në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet publike.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë vlerëson nismën e Ministrisë së Financave për hartimin e projektligjit që synon detyrimin e sigurimit të banesave nga rreziku i tërmetit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes financiare të qytetarëve dhe reduktimit të barrës që katastrofat natyrore i shkaktojnë buxhetit të shtetit.

Ne theksojmë rëndësinë e ndërtimit të një skemë të qëndrueshme dhe funksionale, që garanton mbrojtje efektive për qytetarët dhe përfshirjen aktive të industrisë së sigurimeve.

Shoqata mbetet e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj profesionale dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë, për hartimin e një ligji që siguron transparencë, qëndrueshmëri dhe mbrojtje reale për çdo familje shqiptare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular