HomeKryesoreShtyhet ngritja e dy komisioneve të posaçme; Reformën Administrativo-Territoriale dhe Reformën Zgjedhore....

Shtyhet ngritja e dy komisioneve të posaçme; Reformën Administrativo-Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. PD kushtëzon pjesëmarrjen

Advertismentspot_img

Ngritja e dy komisioneve të posaçme parlamentare është shtyrë, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të mbajtur këtë të mërkurë, më 8 tetor, në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja u dominua nga debatet në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në sallën e gjyqit më 6 tetor, raporton gazetarja Klesiana Omeri për Klan News.

Opozita kërkoi që Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, duke e cilësuar aktin si një sulm direkt ndaj drejtësisë dhe rendit kushtetues.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbajtjen e një minute heshtje në seancën plenare të së enjtes, në nderim të gjyqtarit të ndjerë.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës e cilësuan këtë gjest simbolik si të pamjaftueshëm, duke theksuar rrezikun në rritje që po u kanoset figurave të drejtësisë në vend dhe nevojën për reagim institucional më të fortë.

Ndërkohë, si mazhoranca ashtu edhe opozita kanë paraqitur kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme, por me qëllime të ndryshme.

Partia Socialiste ka propozuar krijimin e dy komisioneve të reja:

  • Një për Reformën Zgjedhore, me synim përmirësimin e sistemit elektoral
  • Dhe një tjetër për Reformën Administrativo-Territoriale, me qëllim rishikimin e ndarjes aktuale territoriale dhe efikasitetit të qeverisjes vendore.

Në anën tjetër, Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me akuzat për keqpërdorim të fondeve IPARD, të ngritura nga zyra evropiane e hetimit, OLAF. Opozita e ka cilësuar çështjen si një “skandal financiar me përmasa europiane” dhe ka kërkuar gjithashtu zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend.

Për shkak të mungesës së dakordësisë mes palëve dhe diskutimeve të pazgjidhura, vendimi për ngritjen e komisioneve është shtyrë për një moment të dytë.

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi për Reformën Administrative Territoriale dhe atë të Reformës Zgjedhore.

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita nuk do të jetë e pranishme derisa komisionit ti bashkohen ekspertët ndërkombëtarë për të dyja këto çështje.

“Asnjë komision pa kongresin e autoriteteve territoriale për Komisionin e Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim specialistët nga Venecia dhe ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet. Por me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, nënës së tij i vodhën 6 milionë euro, nuk bëhet reformë, nuk kanë interes reformash. Duan të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular