Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 tetor, ndryshime në drejtimin e dy prefekturave. Kështu, sipas një njoftimi nga Agjencia për Media dhe Informim, mësohet se Arben Çuko është liruar nga detyra e prefektit të qarkut Fier, ndërsa në vend të tij është emëruar Anduel Xhindi. Ndryshim ka pasur edhe në qarkun e Vlorës, ku Plator Nesturi është liruar nga detyra dhe është zëvendësuar nga Evis Allushi, e cila merr detyrën si prefekte e re e qarkut të Vlorës. Këto emërime vijnë në kuadër të riorganizimeve të vazhdueshme në administratën shtetërore.