Ka pasur festime në Gaza dhe Izrael pas arritjes së një marrëveshje për t’i ndaluar përkohësisht luftën dhe për të realizuar lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve palestinezë.
Në qytetin Khan Younis të Gazës, qytetarët dolën në rrugë duke kërcyer dhe duartrokitur, ndërsa atmosfera e festës përfshiu edhe Tel Avivin, ku në “Sheshin e Pengjeve” u mblodhën familjarët e të rrëmbyerve dhe mbështetës të tyre. Të pranishmit brohoritën “Çmimi Nobel për Trump”, në shenjë falënderimi për ndërhyrjen e presidentit amerikan që ndërmjetësoi marrëveshjen, raporton Sky Neës.
Familjet e atyre që ende mbahen peng u panë duke festuar mes këngëve, lotëve dhe përqafimeve, të prekur thellë nga lajmi se të afërmit e tyre mund të kthehen së shpejti në shtëpi.
Einav Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker, u shpreh e emocionuar për mundësinë që i biri të lirohet së shpejti, duke theksuar shpresën e madhe që ky zhvillim i sjell familjes së saj.






