HomeOP EDPresidenti Trump - një Nobelist për Paqe edhe nëse nuk e merr...

Presidenti Trump – një Nobelist për Paqe edhe nëse nuk e merr çmimin/nga Arben Çejku

Advertismentspot_img

nga Arben Çejku
Unë nuk e di se cili është vendimi i Komitetit Norvegjez të Nobelit për Paqe për 2025, por bazuar në përpjekjet e jashtëzakonshme dhe në rezultatet e angazhimit të tij për paqe në botë, duke përfshirë edhe marrëveshjen e fundit për Gazën, mendoj se moralisht dhe praktikisht, Presidenti i SHBA, Donald J. Trump, është personi që e meriton edhe nderimin zyrtar me këtë çmim!

Përkundër skepticizmit dhe paragjykimeve për luftën e tij për paqe, Presidenti Trump, ka treguar se ai e mban fjalën kur thotë se nuk duam luftë dhe të ndalohet derdhja e gjakut në vende konfliktesh si në Ukrainë, Gaza etj. Akoma nuk është bërë një vit në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe ai ka bërë aq shumë punë për paqen sa askush tjetër!

Ai po përpiqet të shuajë zjarre dhe konflikte të ndezura para se të rikthehej në zyrën presidenciale dhe nga ky këndvështrim, duhej nisur vlerësimi simbolik për një Nobelist të paqes, i cili është i pasur edhe pa vlerën monetare të këtij çmimi dhe është, po ashtu, po aq i lartësuar si mes nevojtarëve të paqes, si një personalitet dhe lider që ka vënë në fokus të misionit të tij fuqizimin e Amerikës dhe vendosjen e paqes në botë!

Nisur nga shumë rrethana që lidhen me politikat dhe metodologjinë e nominimit përfundimtar nga Komiteti i Nobelit, personalisht kam më shumë pritshmëri që ky çmim do t’i jepet vitin tjetër zotit Trump, kur rezultatet e marrëveshjeve dhe angazhimit të tij do të jenë më të matshme dhe kur presioni dashamirës pro Trump, të jetë fashitur dhe t’i mbetet këtij Komiteti integriteti dhe paanësia në dhënien e çmimit Nobel për Paqe tek një figurë si Trump që e meriton si askush tjetër!

Një nominim i Presidentit Trump si Nobelist për Paqen ditën e nesërme, me 10 tetor, do të ishte një lajm inkurajues jo vetëm për të si kandidat, por për të gjithë ata që janë angazhuar për t’u dhënë fund luftrave dhe konflikteve dhe do të vlerësohej si çmimi i duhur, në kohën e duhur për personin e duhur!

Marrja e këtij çmimi nuk e bën Presidentin Trump një zyrtar më të fortë, por e bën një misionar më të motivuar dhe për këtë ka më shumë nevojë bota, e cila po armatoset ethshëm me teknologji të lartë ushtarake!

I fundit president amerikan që u laureua me çmimin Nobel për Paqe ishte Barak Obama, i cili e mori atë në vitin 2009, disa muaj pas nisjes së punës si president. Motivacioni ishte i përgjithshëm “për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve”! Edhe ky nominim u shoqërua me debate pro e kundër, siç mund të ndodhë në rastin e zotit Trump.

I pari president amerikan, që mori çmimin Nobel për Paqe ishte Theodore Roosevelt (1906) me motivacion “Për rolin e tij në përfundimin e luftës së përgjakshme mes dy fuqive të mëdha botërore, Japonisë dhe Rusisë”!

A nuk po e ndal edhe Presidenti Trump konfliktin e përgjakshëm në Gaza dhe a nuk po lirohen pengjet izraelite dhe të burgosurit palestinezë?

Edhe pa çmimin zyrtar, Presidenti Trump do të konsiderohet Nobelisti i Paqes së vitit 2025!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular