HomeEkonomiPark Aventure në Fushë Studën të Librazhdit, ja plani për rigjallërimin turistik...

Park Aventure në Fushë Studën të Librazhdit, ja plani për rigjallërimin turistik të zonës

Advertismentspot_img

Një park i ri aventure pritet të ndërtohet në zonën e Librazhdit, konkretisht në Fushë Studën, si pjesë e një projekti për rigjallërimin turistik të zonës.

Bashkia e Librazhdit ka shpallur fituesin e procedurës për projektin që ka në objekt “Ndërtimin e parkut aventuresk (zip line, ballkon panoramik, observator astronomik)”, duke bërë publike edhe detajet kryesore të tij. Fitues ëhstë kompania Avdyli, me një fond limit, 23.3 milion lekë (230 mijë euro).

Së pari, projekti përfshin krijimin e një Via Ferrata, një shteg për alpinistët që u mundëson ngjitjen dhe kalimin në mënyrë të sigurt në mure shkëmbore. Planifikimi i itinerareve do të bazohet në formacionet shkëmbore, lartësinë dhe nivelin e dëshiruar të vështirësisë.

Po ashtu, parashikohet ndërtimi i një Zip Line mbi liqenin e Fushë Studën si dhe një pistë patinazhi. Zip Line do të ketë një gjatësi prej 1000 metrash, me platformën e nisjes në veri të liqenit dhe atë të mbërritjes në një kodër në jug. Të dyja platformat janë konceptuar për të qenë të lehta në përdorim dhe për të garantuar siguri maksimale gjatë lëvizjes përgjatë linjës.

Një tjetër element i rëndësishëm i projektit është ndërtimi i një Parku Aventurash, i shoqëruar me një Observator Astronomik dhe organizimi i një Festivali të Astroturizmit në Fushë Studën.

Vendndodhja është veçanërisht e përshtatshme për shkak të infrastrukturës ekzistuese dhe hapësirave të parkimit, të cilat janë ideale për këtë lloj tërheqjeje. Në kombinim me aktivitetet e tjera të propozuara në zonë, “Parku i Aventures” pritet të shndërrohet në një destinacion edhe më tërheqës për vizitorët.

Parku do të përfshijë një sërë aktivitetesh dhe strukturash aventure si ura të varura të ndërtuara me litarë ose dërrasa, të vendosura midis mbështetësve, kurse me litarë të lartë me sfida të vendosura në lartësi midis pemëve ose strukturave ku pjesëmarrësit kalojnë të siguruar me pajisje mbrojtëse, shtigje aventure që përfshijnë ecje, çiklizëm malor dhe pengesa të ndryshme për të testuar qëndrueshmërinë dhe aftësitë fizike, si dhe sfida me litarë dhe rrjeta që do të ndihmojnë në testimin e ekuilibrit dhe forcës.

Ky projekt synon të pozicionojë Fushë Studën si një destinacion të ri të turizmit aktiv dhe natyror në Shqipëri, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe promovim të qëndrueshëm të zonës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular