Princ Leka i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm me aktoren Elia Zaharia, me të cilën ka edhe një vajzë, Geraldinën.
Mësohet se Princ Leka dhe partnerja e tij, fotografja e familjes mbretërore, Blerta Celibashi janë celebruar në një ceremoni në Sarandë.
Sipas fotove të publikuar nga miq dhe të afërm të çiftit në rrjetet sociale, ceremonia është zhvilluar buzë detit këtë fundjavë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shumë detaje për të ftuarit apo organizimin, pasi çifi nuk ka ndarë ende momente nga dasma.
Kujtojmë se Princ Leka, ka folur pak javë më parë për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë.
Sipas Lekës, ndarja e tij nga Elia erdhi në disa faza. Sipas tij, fillimisht ka qenë faza emocionale, distancimi dhe më pas divorci. Siç tregon ai, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por të distancuar, madje edhe fotot familjare që publikonin, ishin falso.
“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm më vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas herë kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore”, tha ai i ftuar në “Mirëmbrëma Yje”.