HomePolitike“E kam përgjegjësi personale!”- Ministrja e Shëndetësisë zbulon prioritetet: Do ofrojmë akses...

“E kam përgjegjësi personale!”- Ministrja e Shëndetësisë zbulon prioritetet: Do ofrojmë akses të plotë në barnat onkologjike, por sipas protokolleve

Advertismentspot_img

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka folur për sfidat dhe prioritetet e saj në drejtimin e sistemit shëndetësor shqiptar, gjatë një interviste në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama

Gjatë bisedës, ministrja theksoi se reformimi i thellë i mënyrës së financimit dhe menaxhimit të mjekësisë është një ndër synimet kryesore të saj, një proces që sipas saj, kërkon kohë, por do të ketë ndikim afatgjatë.

“Një nga gjerat kryesore që mendoj është reformimi i mënyrës së atij që sot quhet fondi i sigurimit. Duhet të rregullohet mënyra se si menaxhohet mjekësia. Mjekësia ka kosto, është falas te qytetari, por nuk është falas, mjekësia kushton, por te qytetari paguhet nga shteti.

Ndërtimi i një sistemi që përfshin koston, sigurimet, transparencën, është shumë më i rëndësishëm për të pasur një sistem shëndetësor që bazohet me rezultatet sepse duhet të ikim nga buxhetet historike, nga mënyra se si financohet mjekësia. Është një proces për të cilin ka edhe grupin e punës, do bëhet edhe propozimi”, u shpreh ministrja Sala.

Ministrja ndaloi edhe te një tjetër çështje e ndjeshme, aksesi në trajtimin onkologjik dhe përdorimi i barnave specifike për kurimin e sëmundjeve kancerogjene.

“Kam edhe një lloj përgjegjësie personale. Ajo që është e prekshme është trajtimi onkologjik, aksesi i plotë na barnat onkologjike, por në një protokoll të caktuar. Duken gjëra të vogla, por nxisin pakënaqësi. Në këtë sens kam menduar si një organizmi të qendrës së lidhjeve nacionale të kancerit…”, tha ajo.

Në fund, Sala theksoi nevojën për forcimin e shërbimit shëndetësor parësor, si mënyra më e mirë për të reduktuar ngarkesën në spitale.

“Sot duhet të sjellësh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi. Gjëja tjetër që është kryesore është shërbimi primar. Por shërbimi i parë lidhet edhe me diagnostikën, nuk mund të vish në spital për çdo lloj gjëje”, tha Sala në “Flasim”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular