Biznesmeni Bujar Muça, pronari i kompanisë ‘Delta Group’, bashkë me disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia ku paraprakisht raportohet se nga operacioni i befasishëm janë sekuestruar edhe armë.
Bujar Muça u ndalua sot nga policia, në operacionin e befasishëm të zhvilluar në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut.
Bujar Muça, pronar i Delta Group, në 2017 mori mandatin si deputet i PDIU.
Ai e mbajti mandatin vetëm 2 muaj, duke dhënë më pas dorëheqje. Prej këtij momenti Muça nuk është angazhuar më në jetën politike.
Operacioni i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.
Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.