HomeKultureEMRAT/LISTA e konkurrentëve për Fest 64! Surpriza mes emrave të njohur dhe...

EMRAT/LISTA e konkurrentëve për Fest 64! Surpriza mes emrave të njohur dhe të rinj

Advertismentspot_img

Pritjes i erdhi fundi!

Janë zbuluar sot emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e fundvitit. Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, me Drejtore Artistike artisten Elhaida Dani, ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni.

Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e Festivalit si një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore.

Mes emrave që do të garojnë këtë vit është këngëtarja shumë e dashur nga Kosova, Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët. Po ashtu, në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”. Një tjetër rikthim është ai i artistit Vedat Ademi.

Në garë do të jenë edhe Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, ndërsa në këtë edicion rikthehen gjithashtu Lorenc Hasrama, Luna Çausholli dhe Kleansa Susaj. Grupi “2 Farm”, pjesëmarrës në Festivalin e 61-të, është një tjetër rikthim i shumëpritur.

Përveç artistëve të njohur, Festivali do të mirëpresë edhe emra të rinj që garojnë për herë të parë. Një prej tyre është Egzon Pireci, me origjinë nga Prizreni, i cili e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël. Në Festivalin e Këngës garon edhe Iris Neziri, një tjetër emër i njohur për publikun.

Gjithashtu emra të tjerë që do të bëhen pjesë e këtij edicioni janë Threex, Sihana Haxhnikaj, Savjana Vjerdha, Sara Kapo, Rigersa Loka, Rezarta Smaja, Malvina Likaj, Kimi, Ghiti, si edhe Endri Kaçaçi. Ndërkohë, surpriza e këtij edicioni është pjesëmarrja e aktorit të njohur Erand Sojli, që këtë herë do të ngjitet në skenë si këngëtar.

Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit për katër net me radhë dhe publiku do të ketë mundësi të shijojë muzikën e artistëve të preferuar. Nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet Nostalgjisë, një natë shumë e dashur për publikun, ndërsa nata e katërt do të jetë Finalja e Madhe.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjatë muajit nëntor pritet të publikohen edhe këngët konkurruese të artistëve pjesëmarrës, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më herët me krijimet e tyre muzikore. 

LISTA

  1. 2 Farm
  2. Alis
  3. Egzon Pireci
  4. Endri Kaçaçi
  5. Enxhi Nasufi
  6. Erand Sojli
  7. Erik Lloshi
  8. Evi Reçi
  9. Fifi & Tiri Gjoci
  10. Frensi
  11. Gerta Mahmutaj
  12. Ghiti
  13. Gresa Gjocera & Bledi Kaso
  14. Inis Neziri
  15. Kamela Islamaj
  16. Kimi
  17. Kleansa Susaj
  18. Lorenc Hasrama
  19. Luna Çausholli
  20. Malvina Likaj
  21. Rezarta Smaja
  22. Rigersa Loka
  23. Sara Kapo
  24. Savjana Vjerdha
  25. Sheila
  26. Sihana Haxhnikaj
  27. Threex
  28. Vedat Ademi
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular