HomeKultureFestivali folklorik “Oda dibrane”, promovim vlerave dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore

Festivali folklorik “Oda dibrane”, promovim vlerave dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore

Advertismentspot_img

 Festivali folklorik mbarëkombëtar “Oda dibrane”, i kthyer në një traditë për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe folklorike, zhvilloi edicionin e 31-të si festivali më jetë gjatë dhe më i rëndësishmi pas atij të Gjirokastrës.

Për rreth dy ditë, më datë 10 dhe 11 tetor ky festival bëri bashkë në qytetet e Dibrës së Madhe (Maqedonia e Veriut) dhe në Peshkopi, artistë nga të gjitha trevat duke prezantuar jo vetëm kulturën, por dhe vlerat e trashëgimisë shpirtërore, atë të këngës dhe valles humoristike.

Ditët e festivalit në Dibër të Madhe e Peshkopi u përjetuan si një festë e madhe me paradë kostumesh dhe këngë e valle nëpër rrugë e sheshe.

Dy parada u mbajtën në Dibër të Madhe dhe në Peshkopi ku u prezantuan kostumet e popullore të zonave të ndryshme që mbartin vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore dhe folklorike shqiptare.

Drejtues të pushtetit vendor, deputetë, por edhe turistë të huaj, iu bashkuan aktiviteteve të mbajtura mes të cilave edhe “Festa e të vjelave”, ku u promovuan prodhimet bujqësore e të pemëtarisë së Dibrës.

Qytetarët ndoqën me interes të madh shfaqjet e mbajtura gjatë ditëve të festivalit duke mbushur sallat plot.

Gjatë festivalit u vlerësuan me certifikata e diploma shumë valle të ndryshme e valltare të spikatur nga Ansamblet e Peshkopisë, Bulqizës, Dibrës së Madhe, Vlorës.

Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj (Kosovë) u vlerësua fitues i festivalit “Oda dibrane”, ndërsa ansambli “Duflla” i Shkupit (Maqedoni e Veriut) u vlerësua me çmimin “Hazis Ndreu”.

Ndërsa artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve shqiptare të Shkupit, grupi i këngëtarëve “Teuta” dhe orkestra e Shka Xheladin Zeqiri nga Tetova, si dhe Shoqata Kulturore Artistike “Avjerinos” Janinë (Greqi) u vlerësuan me medaljen e “Mirënjohjes”.

Në këtë manifestim të madh kulturor morën pjesë 11 grupe, shoqëri e ansamble folklorike e popullore dhe Qendra Kulturore si: Qendra Kulturore “Haki Stërmilli” Peshkopi, Qendra Kulturore Bulqizë, Qendra Kulturore bashkia Vlorë, ansambli “Brez pas brezi” Belsh, “Ansambli shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore shqiptare” Shkup (Maqedoni e Veriut), Shka “Kastriotët” Ferizaj (Kosovë), grupi i grave “Teuta” dhe orkestra e SHKA “Xheladin Zeqiri” Tetovë (Maqedoni e Veriut), Shoqata Kulturore Artistike “Avjerinos” Janinë (Greqi), Qendra për Kulturë Dibër e Madhe (Maqedoni e Veriut), Sazet e Përmetit dhe Ansambli “Duflla Saraj, Shkup (Maqedoni e Veriut). ATA

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular